AKTUALITET, 23 Janar 2019, 23:39

Zhduken dy adoleshente shqiptare në Angli. Emrat

Zhduken dy adoleshente shqiptare në Angli. Emrat
Dy adoleshente shqiptare, të cilat ishin shoqe me njëra-tjetrën, prej ditësh, rezultojnë të zhdukura në Angli. Ato ka më shumë se një javë që kanë humbur kontaktet me familjet e tyre, raportojnë mediat e huaja. Grisilda ‘Risa’ Dauti, 14 vjeç, ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar, ndërsa Gabriela ‘Bela’ Shenbitrasi, 17 vjeç, është parë për herë të fundit para 10 ditësh. Policia e Jugut Uells në Cardiff nxori në Twitter fotografitë e të dyja vajzave dhe bëri thirrje për këdo që ka informacion rreth vendndodhjes së tyre të informojë policinë.