TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi kreu i opozitës së Venezualës, Juan Guaidó u shpall president i përkohshëm, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në “Twitter” kreu i qeverisë pohoi se Shqipëria e njeh Guaidón si kreun e shtetit të Venezuelës.
"Shqipëria njeh Juan Guaidó si President të Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm që të kenë sukses në zhdukjen e paligjshmërisë që ka kthyer vendin në ferr për popullin”, shkruan Rama.
Kujtojmë se edhe presidenti i SHBA-ve Donald Trump ka deklaruar se e njeh Juan Guaidó, si president të përkohshëm të këtij vendi.
Guaidó u betua për një mandat të dytë ne fillim të këtij muaji, pas zgjedhjeve që u përcollën me akuzave të mëdha për manipulimin e votave.