AKTUALITET, 23 Janar 2019, 23:01

Selanik/ Ushtronin prostitucion, pranga shqiptares dhe ruses

Një shqiptare dhe një ruse janë arrestuar sot në Selanik. Sipas mediave greke, femrat e arrestuara ishin pjesë e një rrejti prostitucioni. Ata postonin foto erotike në internet dhe më tej fiksonin shumat monetare që klientët duhet të paguanin.

Pas bisedave që shkëmbenin on-line, 32-vjeçarja shqiptare dhe 34-vjeçarja ruse linin takime nëpër lokale dhe ndërmjetësi ishte një shtetas rumun, i cili po ashtu përfundoi në pranga të autoriteteve greke.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy telefona celularë dhe një shumë e konsiderueshme të hollash.