TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një hark kohor prej gjashtë ditësh janë arrestuar gjashtë persona të kombësive të ndryshme në aeroportin e Cranovës në Treviso të Italisë.
Siç raportojnë mediat fqinje, në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas shqiptarë, të cilët janë kapur me dokumente të falsifikuara. Ndërkaq identiteti i tyre nuk bëhet me dije.
Përpos shqiptarëve, personat e tjerë të ndaluar dhe të arrestuar nga zyrtarët e aeroportit janë të kombësive nigeriane dhe kineze. Ndërkohë janë shënuar edhe raste të tjera ku shtetas të ndryshëm me origjinë edhe shqiptare janë ndaluar pasi nuk kanë plotësuar rregullat e lëvizjes “Shengen”.
Një pjesë prej tyre janë kapur me mjete të palejuara, përfshirë edhe thika.