TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti Dashamir Shehi tha se dyshon tek një pakt midis kryeministrit Rama dhe kryetarit të opozitës Basha.
Deklaratën e bëri në emisionin “Arena” nga Dritan Hila.
Pjesë nga debati:
Hila: Nuk dyshoni që ka një lloj pakti midis dy të mëdhenjve?
Shehi: Dyshoj edhe unë. Jam dyshues prej natyre.
Hila: Bile ka hyrë edhe LSI-ja në këtë valle.
Shehi: Pavarësisht kësaj, unë i drejtohem aleatëve tanë dhe them në qoftë se nuk ndryshohet sistemi zgjedhor, nuk e votoj. Pse nuk e votoj? Duhet të merremi me sistemin, pasi sistemi ka degraduar. Është antikombëtar. Ne kemi një Shqipëri të vogël. Po biem! Dramë e madhe. E kemi ndarë në 12 kolegje elektorale. Këtu barazi nuk ka.