AKTUALITET, 23 Janar 2019, 23:57

Humbet me Seviljen, pa Mesin nuk trembet askush nga Barcelona

Humbet me Seviljen, pa Mesin nuk trembet askush nga Barcelona

Barcelona ka treguar edhe njëherë tjetër se pa Mesin në skuadër është një ekip i brishtë dhe se nuk tremb askënd. Sonte katalanasit janë mundur në Kupën e Mbretit nga Sevilja me rezultatin e pastër 2-0, duke rrezikuar edhe eliminimin dhe duke i vështirësuar disi punët për ndeshjen e kthimit.

Leo Mesi nuk ishte grumbulluar këtë takim, ndërkohë që titullar e ka nisur blerja e fundit e Barcelonës, Kevin Prince Boateng por as ky nuk ka mund të shpëtojë katalanasit nga humbja. Në minutën e 58, Sarabia ka kaluar në avantazh Seviljan, ndërkohë që në minutën e 76, Ben Jeder ka shënuar edhe golin e dytë.

Barcelona ka ardhur në çerekfinale me shumë polemika duke qenë se arritën të kualifikoheshin ndaj Levantes megjithëse kishin aktivizuar një lojtar të pezulluar. Kërkesa e Levantes u hodh poshtë nga Federata Spanjolle, por drejtuesit e Levantes e kanë dorëzuar tashmë denoncimin në KAS.