AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 23:00

“Dola pa ujë nga shtëpia”, gazetari Arjon Sulo i pret fjalën Maznikut: Më jep përgjigje ore, jam larë me kanaçe...

“Dola pa ujë nga shtëpia”, gazetari Arjon Sulo i pret

Gazetari Arjon Sulo është përplasur me nënkryetarin e bashkisë së Tiranës, Arbjan Maznikun. Të ftuar në emisionin “Top Show”, ku tema ishte për lajmin e rremë të përhapur nga një portat në lidhje me ‘parashikimin’ e një tërmeti, Mazniku filloi të jepte leksione gazetarie.

Në momentin që në studio po diskutohej në lidhje me reagimin e kryeministrit Edi Rama që e quajti portalin në fjalë ‘kriminel’, Mazniku tha se askush nuk ia heq dot të drejtën e fjalës qeverisë.

“S’ja hiqni dot të drejtën kryeministrit të dalë dhe të përgënjeshtrojë një lajm të rremë. S’bëhet kjo gjë…”– tha Mazniku dhe gazetari Arjon Sulo i ndërpreu fjalën.

“O nënkryetar i bashkisë, kam dalë pa ujë nga shtëpia o zotëri…Mazniku, o nënkrytar i Bashkisë, më jep ore përgjigje se u lava me kanaçe,”- i tha Sulo Maznikut duke sjellë në studio kriznë që po vuan prej muajsh kryeqyteti për mungesën e ujit.