AKTUALITET, 9 Prill 2019, 13:29

Rama u thotë 'kazan', zyrtari i lartë i DASH-gazetarëve: Bëhuni agresivë, jeni vitalë

Rama u thotë 'kazan', zyrtari i lartë i


Zyrtar i Lartë i Departamentit të Shtetit, Mathew Palmer ka zhvilluar një takim me gazetarë shqiptarë gjatë ditës së dytë të vizitës së tij në Shqipëri.

Pas deklarata në lodhje me krizën politike (edhe pse ai deklaroi se nuk erdhi në Tiranë për të luajtur rolin e negociatorit), Palmer u ka drejtuar një mesazh edhe gazetarëve.

‘Bëhuni agresivë dhe të jeni vitalë për funksionimin e demokracisë’, është shprehur zv/ndihmës Sekretar i Shtetit amerikan në takimin me përfaqësuesit e medias.

Gazetarët shpesh sulmohen nga Edi Rama, duke i cilësuar ata si ‘kazanë’.

Rama sulmon sidomos gazetarët opozitarë, ata që kanë denoncuar qeverinë e tij për të gjitha shkeljet e bëra.