AKTUALITET, 9 Prill 2019, 10:38

VIDEO/ Ministri serb: Shqiptarët, gjakpirës e terroristë

VIDEO/ Ministri serb: Shqiptarët, gjakpirës e terroristë

Ministri i MAPL-së në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijevic ka ndjekur rrugën e ish-zv/ministres, Vesna Mikic.

Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të Nato-s, Teodosijevic ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese.

Ministri nuk ka nguruar t’i quaj shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e quan të trilluar.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/04/91b78f1f-62fc-42c9-b5a0-fe7fa9df04d0.mp4"][/video]

“Arsyeja për agresion në shtetin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi. Masakra e Reçakut ishte trillim, kurse janë terroristët shqiptarë atë që trilluan gjithë këtë dhe bënë krimet më të mëdha në Kosovë e Metohi.

Për këtë, sot askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë bërë krime para agresionit të NATO-s, kanë vrarë shtëpiak të mirë serbë dhe policë në vendin e tyre të punës.

Gjakpirjen e tyre e kanë vazhduar edhe gjatë agresionit dhe pas ardhjes së misionit të ashtuquajtur paqësor në Kosovë e Metohi” ka thënë Teodosijevic në Zveçan./ Indeksonline