TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ulërima, britma, lot dhe përplasje sërish sot me banorët që kundërshtojnë shembjen e banesave në zonën e Bregut të Lumit dhe efektivëve të policisë që kanë ndërhyrë në aksionin për shembjen e ndërtesave.
Policia siç mund ta shihni në videon e mëposhtme ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e banorëve, ndërkohë që banorët dhe ish-deputetët e opozitës që janë në krah të tyre akuzojnë për dhunë dhe situatë të paprecedentë.
Policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona të zonës së Bregut të Lumit, që protestuan ditën e djeshme, kundër vendimit për shembjen e banesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit të ri.
Në këtë video duket policia e pajisur me skafandra që ka zbarkuar në zonë, ndërkohë që banorët qëllojnë me gurë dhe mallkojnë, kundër vendimit që i lë pa shtëpi.
PD njofton se banorët kanë dalë në protestë dhe po iu bashkohen edhe ish deputetet Jorida Tabaku e Klevis Balliu.
Ndërkohë, që Policia nuk lejon ish-deputetet Bumçi dhe Balliu të afrohen tek zona ku po prishen banesat.