AKTUALITET, 9 Prill 2019, 12:11

FOTO/ Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas

Një aksident masiv ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Një autobus i linjës Elbasan-Korçë është përplasur me një makinë. Në aksident janë përfshirë edhe tre automjete të tjera.

Raportohet se nga aksidenti ka njerëz të lënduar.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes ndërsa ndërsa në zonë ka reshje të dendura shiu.