AKTUALITET, 9 Prill 2019, 13:23

613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani

613 kg kokainë, Arbër Çekaj kërkon azil në Gjermani


Arbër Çekaj, pronari i kontejnerit me banane brenda të cilit u kapën 613 kg kokainë në Durrës, ka kërkuar azil në Gjermani.

Ai u arrestua për llogari të drejtësisë shqiptare, në maj të 2018, por nuk e preku token shqiptare.

Pas aksionit dhe sekuestrimit të sasisë rekord të kokainës, në burg për trafikimin e drogës me vlerë 180 milionë euro, mbeten menaxheri i kompanisë, Donaldo Lushaj dhe shoferi I kamionit, Armand Pezaku.

Nga hetimet, prokuroria theksoi se kishte dyshime se droga e kapur në magazinat e kompanisë Arbri garden, do të trafikohej drejt vendeve të BE-së, ndër to edhe në Gjermani.

Ish-ministri i Brendshëm, në atë kohë, Fatmir Xhafaj, i pyetur për ekstradimin e Arbër Çekaj nga Gjermania dha këtë përgjigje:

U quajt i bujshëm arrestimi i Arbër Çekajt në Gjermani dhe se tashmë ai do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare për sasinë 613 kg kokainë që u kap në Maminas. Ku janë sot procedurat për ekstradimin e Arbër Çekajt në Shqipëri?

E pranoj që është pyetje interesant dhe ishte e pritshme besoj.

Ka një ndryshim në këtë gjë, nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët. Mbetemi këtu, se kjo nuk më takon mua, u takon autoriteteve të hetimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të Policisë Kriminale gjermane.