AKTUALITET, 9 Prill 2019, 10:53

Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT sërish në protestë: Nuk do ndalemi!

Prishja e fidanishtes/ Studentët dhe pedagogët e UBT sërish

Studentët dhe pedagogët e UBT-së kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme pasi nuk janë dakord që të prishet fidanishtja në këtë korpus universitar.

Ata janë sot në ditën e 4 të protestës së tyre dhe shprehen se do të vazhdojnë të bojkotojnë mësimin.

“Nuk do ndalemi Protestën do ta përshkallëzojmë. Kur vijnë këtu flasin vetëm gjëra të mira por kur ikin na bëjnë këto”, u shpreh një studente.

Studentët dhe pedagogët janë kundër prishjes së fidanishtes në këtë korpus universitar për të ndërtuar një shkollë 9-vjeçare.

Veliaj e quajti protestën një turp, pasi sipas tij aty po ndërtohet në një pronë private të shpronësuar nga Bashkia e Tiranës dhe shkolla është jetike për zonën.