TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shkarkimit të Alban Jahos nga drejtimi i Digitalb, pasuesja e tij është Albana Shkurta. Në mbledhjen e ditës së sotme është vendosur që Shkurta, të marrë drejtimin e njërës prej kompanive më të mëdha në Shqipëri.
Vendi i CEO-s ose drejtorit të Përgjithshëm qëndronte bosh që prej muajit janar kur u shkarkua Alban Jaho. Mediat raportuan se Jaho u shkarkua pasi u kap me shkelje të rënda nga Vjollca Hoxha, një prej aksionereve kryesore të kompanisë.
Kush është Albana Shkurta?
Albana Shkurta ishte një nga zv. ministret e ministrisë së Financave që prej vitit 2017. Albana Shkurta, ka qenë më herët drejtoreshë e “Albanian Distribution and Development” shpk, ose siç njihet ndryshe, kompania që merret me shpërndarjen e pijes energjike RedBull në Shqipëri.
E diplomuar për ekonomi dhe biznes në Universitetin e Vjenës, Shkurta katapultohet kështu në një nga post mjaft të rëndësishëm.