AKTUALITET, 9 Prill 2019, 11:16

Problemet me artikulimin, Rudina Hajdari: Nuk është e metë, vjen për shkak se kam jetuar jashtë

Problemet me artikulimin, Rudina Hajdari: Nuk është e metë, vjen

Deputetja Rudina Hajdari, teksa ka komentuar situatën politike në vend të krijuar nga djegia e mandateve, u ndal edhe tek problemet e saj me artikulimin.

E pyetur nëse duke parë gabimet e saj dhe artikulimin e dobët nga dita e parë në çadër e deri sot, a ka forcë për të marrë në dorë opozitën, tha:

“Artikulimi im vjen si një pasojë e eksperiencës time duke jetuar jashtë për një kohë të gjatë, dhe këtu e ke të pamundur të flasësh.

Nuk më kanë intimiduar në asnjë moment.

Nuk më duket një e metë kjo. Patjetër mund të jetë një e metë në komunikim, por më mirë një e metë e tillë dhe të jesh e sinqertë”.