TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vijon të jetë e tensionuar situata te Bulevardi i Ri, mes policisë e banorëve, të cilët kundërshtojnë shembjen e banesave të tyre.
Forca të shumta sigurie kanë zbarkuar në këtë zonë, ndërsa duket se edhe detyrat për efektivët janë të mirëpërcaktuara. Siç e shihni edhe në video, dy prej efektivëve kanë për detyrë të pengojnë punën e gazetarëve për të raportuar pranë banesave.
Në momentin që gazetarja e “News 24” tentoi të raportojë ‘është penguar nga këta dy efektivë të cilët nuk e kanë lejuar të kryejë lidhjen direkte, duke i dalë para kamerës së operatorit.
Në debat, efektivët e policisë i kanë thënë gazetares Dorjana Bezat se do të shoqërohej bashkë me operatorin nëse nuk largohej.
Gjithçka sipas efektivëve bëhet për efekt sigurie, edhe pse siç duket nga pamjet vetë punonjësit e policisë për ‘efekt sigurie’ nuk kanë asnjë masë mbrojtëse për veten e tyre.
Gazetarja Bezat tha ndërkohë se nuk lejohet të kalojnë vetëm mediat, ndërsa për kalimtarë të rastit, civilë rruga është e hapur. Sakaq, grupit të xhirimit në vendin e ngjarjes iu desh të zhvendoset për të raportuar mbi situatën nga një tjetër pikë e Bulevardit./BW