TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën, pak përpara votimit të projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar. Rama nuk ka harruar të thumbojë opozitën, e cila nuk ka qenë prezente në sallë, por ka mbajtur një mbledhje në Vlorë.
“Mungon opozita, e cila e kishte shembjen e teatrin, kalin e betejës, sepse ka shkuar në Vlorë për të dëshmuar se si po digjet Vlora", u shpreh Rama me tone ironie.
Më pas kryeministri paraqiti argumentat se përse teatri ka degraduar dhe duhet shembur. E vetmja pikë e këtij projekti, ku Rama nuk u ndal, ishte "Fusha sh.p.k", e cila do të ndërtojë teatrin dhe kullat. Edhe pse, ky është në fakt thelbi i këtij debati, mazhoranca e ka anashkaluar, duke u fokusuar tek debati estetik, pavarësisht se qytetarëve po u serviret fakti i kryer se teatri do të shembet dhe se "Fusha sh.p.k"me gjasë do të ndërtojë teatrin e ri me kullat.
/TPZ.AL/
