AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 11:07

Denoncimi i Bashës: Ligji “Fusha” është një vjedhje flagrante e Teatrit Kombëtar

Denoncimi i Bashës: Ligji “Fusha” është një

Gjatë mbledhjes në qytetin e Vlorës kreu i PD-së, Lulëzim Basha është ndalur tek prishja e Teatrit Kombëtarë.

Basha shpjegoi se Ligji “Fusha” është një vjedhje flagrante e Teatrit Kombëtar. Basha në fjalën e tij bëri edhe bilancin e të vdekurve dhe të zhdukurve në këtë qytet, duke theksuar se bëhet fjalë për një bilanc lufte.

Deklarata:

Ligji “Fusha” është për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një procedure së përshpejtuar me mafien e drogës kanë vendosur të ngrini një kullë prej 200 milionë eurosh. Edi Rama është një hajdut qëllimi i të cilit është zhvatja e qindarkës së fundit së qytetarëve.

Mazhoranca po merr një akt të paprecedentë. Vendi është në klaps nuk ka shtet dhe gjykata. Në dy muajt e fundit ka një bilanc lufte në qytetin e Vlorës. Vlora është qyteti i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. Ekonomia e Vlorës është në një kolaps total.

Krimi i organizuar me Ramën, e ka kthyer Vlorën në një zonë lufte ku viktimat janë të pafajshëm, prindër dhe fëmijë.”Kjo nuk është hera e parë që opozita zgjedh të bojkotojë Kuvendin, pas Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit, këtë herë opozita ka zgjedhur të zhvillojë mbledhje me strukturat e saj në qytetin e Vlorës.

Ndërkohë që opozita ka vendosur të braktisë Kuvendin, qytetarët e Shoqërisë Civile kanë zgjedhur të protestojnë para tij, kundër kalimit të draftit të ri të Ligjit për TeatrinTPZ.AL