TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pak minuta më para policia njoftoi se kishte arrestuar avokaten Donata Lepenica, e cila tentoi të korruptonte prokurorin Përparim Hasa.
Lepenica ka kërkuar që të lehtësojë pozitën e klientit të saj, duke korruptuar prokuron, por që ky moment është fiksuar nga kamerat e sigurisë.
Burimet nga Prokuroria tregojnë se Lepenica ka pasur në mbrojtje një të akuzuar për kultivim kanabisi.
Arrestimi në kuadër të hetimeve të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.
Mësohet se Prokurori i Tiranës, Përparim Hasa, është pezulluar nga detyra me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se është përfshirë në korrupsion. TPZ.AL