TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Largimi i Lulzim Bashës drejt Vlorës dhe mosparaqitja e opozitës në parlament ku votohet edhe njëherë ligji për teatrin, sipas Koço Kokëdhimës është arrati e opozitës dhe provë se Basha është i blerë nga Rilindja.
Sipas Kokëdhimës, të njëjtin qëndrim, opozita e mbajti në 17shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun tek Rruga e Kombit.
“Qeveria do të kalojë sot me urgjencë ndryshimet në ligjin për prishjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë. PD demek është kundër. Deputetët e saj kanë braktisur luftën në parlament dhe kanë marrë arratinë. Do të “protestojnë” në Vlorë! Është e njëjta skemë që përdorën më 17 shtator për të mbytur luftën e kuksianëve për traun te “Rruga e Kombit”. SHQUP-i është blerë nga Rilindja dhe dashnorët e betonit. Ky është maskarallëk!” thuhet në deklaratën e Kokëdhimës.
Lëvizja Zgjidhja e drejtuar nga Kokëdhima në këtë rast mbështet shoqërinë civile dhe artistët që protestojnë para parlamentit, megjithëse aty nuk është asnjë përfaqësues i opozitës.