TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Avokati Adriatik Lapaj, i ftuar në studion e Faxnews ka folur për çështjen e Teatrit dhe draftin që do prezantohet sot në Kuvend nga mazhoranca. Për avokatin i gjithë procesi është një shkelje e rëndë e Kushtetutës, pasi nuk mund të prezantohet një draft i ri në momentin që hidhet poshtë dekreti i Presidentit. Lapaj tha se procesi duket të fillonte nga fillimi.
Për avokatin shteti po përdor gjithë institucionet për të treguar arrogancën dhe forcën.
“Sepse shteti është garant i të gjithëve, kur i përdor strukturat e vetë për të qenë arrogant Argumenti ynë se jemi më të fortë se arroganca. Këta zotërinj duhet ta kuptojnë që nuk janë të përjetshëm aty, dhe se janë aty se diksush para tyre ka ikur. Kur kjo ndodh në mes të Tiranës, çfarë ndodh në një cep të Shqipërisë.
Duke dhënë shembuj të tilla mbrojmë pronën e kujdo, interesin e kujdo. Kjo është çështja si funksion çdo gjë. Jemi në kushtet që nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, është thënë dhe është rithënë. Kemi një orientim nga Bashkimi Europan për sa i përket konkurrencës. Po e bëjnë duke shkelur ligjin dhe Gjykatën Kushtetuese. BE i gjeti një gabim dhe tani bëjnë gjasme që do ta marrin parasysh dhe do ta hapin një garë. Pse gabimet e Presidentit dhe qytetarëve nuk i marrin parasysh? Pse modelin e arrogancës duhet të marrin parasysh ata. Pse ngrihet aty, apo të tregojnë se janë të fortë. Më kë flasin këta. Unë jap argumentat por shtetin nuk e djeg. Tani që
Dje kanë shkelur prap kushtetutës. Nëse pranojnë dekretin e Presidentit do të thotë që ka rënë ligji. Nëse je pro ai ligj bie nga fuqia dhe fillon procesi nga fillimi, do kishte mundësi presidenti të jepte mendimin e tij. Filtri i brendshëm Gjykata Kushtetuese . Mund të mbrohet me një rrethim të madh popullor dhe me një kundërmësimje të madh të opozitës. Nuk mund të abuzojë ky para të gjithëve, jo ky por as këta bashkë, qoftë edhe biznesi”, u shpreh ai.
Lapaj nuk kurseu akuzat për shtetin dhe biznesin që bashkëpunon në të tilla procese jo të drejta duke i quajtur shushunja. Ndërkaq ai theksoi se pavarësisht se i janë vënë kundër, nuk tërhiqet nga kauza.
“Këta janë piramida që duan të vjedhin qytetarët, shushunja në politikë, shushunja në biznes, po dale njëher. Pushtues janë këta?
Le të më arrestojnë nëse kjo i kënaq. Ky është trishtim i madh. Unë nuk kam asnjë arkitekt asgjë. Nuk ka 1-2 ka një shumicë të madhe që janë në kundër. Ai thotë bashkëqeverisja, apo e bën me të dobëtin mezi siguron bukën. Bashkëqeverisja bëhet me intelektualet.
Jemi duke kërkuar me forcë që opozita të bëjë detyrën e saj. Nga ana tjetër për rrugën e Kombit pati një black-out të çuditshëm. Ky vendim do të mbyllet me përballje fizike.
Më kanë bërë 2 goditje në Prokurori, nuk është mirë se nuk janë të përjetshëm”, tha ai.
Intervista e plotë:
/Fax Web/