AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 11:35

Agron Duka: Qeveria duhet rrëzuar së bashku me bandat, mbajnë njëra-tjetrën

Agron Duka: Qeveria duhet rrëzuar së bashku me bandat, mbajnë

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka kërkuar nga deputetët e opozitës të jenë të bashkuar në rrëzimin e qeverisë “Rama”. Gjatë mbledhjes Duka tha se ajo që i bashkon është bërja njësh e mazhorancës me krimin.

Sipas Dukës e vetmja zgjidhje është rrëzimi i të dyjave sepse si maxhoranca ashtu edhe bandat mbajnë njëri tjetrin.

Deklarata e Dukës:

Fakti që na bashkon më shumë se gjithçka është bashkimi i kësaj maxhorance me krimin. E ardhmja nuk është e sigurt në këtë ambient ku ne jetojmë.

Nëse duam të rrëzojmë krimin duhet t’i hedhim të dy bashkë, se i pari bën vota për të kthyer partinë në pushtet, ndërsa tjetra lejon krimin të funksionojë.

Anëtarët e partisë së PDIU kanë qenë gjithnjë me PD, edhe unë kur kam qenë majtas, i kam pasur gjithmonë kundra këto. Por ajo që duhet të na bashkojë është se rrezikohet e ardhmja e fëmijëve tanë. TPZ.AL