TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mazhoranca është mbledhur ditën e sotme, për të votuar projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gramoz Ruçi, ka thënë se ka marrë një letër nga opozita, ku thuhet se nëse ky projektligj kalon në sallë, kjo është shkelje e Kushtetutës.
Argumenti i opozitës, është se pranimi i dekretit të Presidentit, e rrëzon tërësisht projektligjin dhe arnimi që i ka bërë mazhoranca këtij projektligji është anti kushtetues. Por, Ruçi, dha argumentin më qesharak se përse kjo procedurë duhet të vijojë. Ai tha se, kështu ka vepruar edhe PD kur ka qenë në pushtet. Pra, sipas kreut të Kuvendit, shkelja e ligjit legjitimohet, meqenëse edhe PD e paska shkelur dikur.
"Opozita më ka dërguar një letër ku më kërkon të mos shkel Kushtetutët. Duke vlerësuar maksimalisht këtë kërkesë të opozitës, jam i detyruar të konsultohem me struktuarat e Kuvendit, Kushtetutën, ligjin. Dhe në këtë kuadër mund të kujtoj se parlamenti se ka për herë të parë, ka patur disa raste."
Ruçi më pas lexoi një numër rastesh të ngjashme. Nevoja e mazhorancës për të kaluar me çdo mënyrë këtë projektligj që grabit pronën publike, i ka detyruar eksponentët e saj të kthehen në qesharakë.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/09/20/arsyet-perse-shembja-e-teatrit-eshte-e-paligjshme-dhe-anti-kushtetuese/