AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 11:29

Kryemadhi: Vetëm Edi Rama s’e do vettingun

Kryemadhi: Vetëm Edi Rama s’e do vettingun

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi nga qyteti i Vlorës tha se qeveria “Rama” është e gatshme të kalojë në vetting edhe edukatoret, ndërsa shtoi se ai vetë nuk do të kalojë në këtë proces.

Kryemadhi deklaroi se në ditët në vazhdim do të ketë axhendë të ngjeshur me qytetarët, pasi shtoi janë ata që meritojnë të dëgjohen, sepse në fund ne jemi “votat” e tyre.

Fjala e Kryemadhit:

Nuk do doja të zgjatesha shumë, por dua edhe në emër të LSI-së, t’i urojë mirëseardhjen kolegëve tanë opozitarë. Bashkimi i forcave opozitare është një sinjal shprese për shqiptarët, por ne duhet të jemi të kujdesshëm dhe racional në veprimet politike.

Në agjendën e radhës do të jenë takimi me qytetarët, sepse janë ato që na kanë votuar. Edhe Edukatoret të kalojnë në vetting, ndërsa vetëm Edi Rama nuk do Vetting. TPZ.AL