AKTUALITET, 20 Shtator 2018, 11:04

Lulzim Basha tregon përse nuk ndodhet në Kuvend ditën kur votohet shembja e Teatrit

Lulzim Basha tregon përse nuk ndodhet në Kuvend ditën kur votohet

Mungesa e prezencës së opozitës në sallën e Kuvendit, ditën që do të votohet shembja e Teatrit Kombëtar, të cilën opozita e ka kontestuar, ka habitur gjithkënd. Nga opozita, nuk ka patur asnjë përpjekje për ta penguar në sallë kalimin e këtij projektligji, edhe pse Basha është shprehur se miratimi i tij do të shënojë fundit e shtetit ligjor.

Në një mbledhje të organizuar në Vlorë, Basha u shpreh se nuk gjendet në sallë, pasi Teatri nuk është shkaku, por pasoja, shpjegim që ka shkaktuar habi.

"Teatri nuk është shkaku por pasoja e emergjencës kombëtare. Një parlament i mbushur me kriminelë që bashkëpunojnë me krimin, nuk është vendi për të kërkuar zgjidhje por është vendi për të marrë fshesën dhe për të pastruar. Nuk do të ketë asnjë ligj, asnjë reformë, asnjë pakt, asnjë biseë, pas zgjidhur këtë cështje, largimin e politikanëve të lidhur me krimin."

/TPZ.AL/