AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 13:22

Rama reagon sërish ndaj opozitës: E kthyet seancën në konflikt rrugësh, këtë model i jepni rinisë

Rama reagon sërish ndaj opozitës: E kthyet seancën në

Kryeministri Rama duket se e ka përjetuar mjaft atë që ndodhi ditën e sotme në Kuvend, ku u godit me vezë nga deputeti i PD-së Endri Hasa.

Ai ka reaguar sërish në profilin e tij në Twitter, duke u shprehur se opozita e ktheu seancën e kërkuar nga vetë ata në një konflikt rrugësh, duke i dhënë kështu një model të keq rinisë.

“U djeg xhani për studentët, por seancën e kërkuar për ta e kthyen në një konflikt rrugësh, duke bllokuar me dhunë debatin që kërkuan vetë.

Ky është modeli i tyre për rininë, prandaj s’është çudi kur hasim të rinj, që sharjet i dinë për trimëri dhe refuzimin e Dialogut për forcë”, u shpreh Rama.