TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dorian Protoduari ka lënë sot qelinë. Bëhet fjalë për të riun, banor i Unazës së Re, i cili u arrestua pas protestës para parlamentit të këtyre banorëve kundër prishjes së banesave të tyre. Protoduari u arrestua nga policia në Spitalin e Traumës ku ndodhej pas protestës e ëma e tij.
Mbrojtja kërkoi rivlerësim të masës së sigurisë të vendosur më herët ndaj tij. Trupi gjykues vendosi të lehtësojë masën nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje”.
Në gjykatë kanë qenë edhe deputetët Klevis Balliu dhe Enkelejd Alibeaj, të cilët i dhanë lajmin e mirë bashkëshortes së Protoduarit.
Lajmi se gjykata e la të lirë, ka sjellë edhe thirrje dhe lehtësim tek banorët e Unazës që ndodheshin jashtë gjykatës. Ata më pas janë nisur drejt parlamentit për t’iu bashkuar studentëve./BW