TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur kreut të qeverisë, Edi Rama, pasi ky i fundit ironizoi incidentin e ndodhur sot në Kuvend.
Pasi u qëllua me vezë nga deputeti i PD, Endri Hasa, Rama shkroi në rrjetet sociale se “pas kthimit në Kuvend, opozita e paska vrarë kohën koteceve, duke dhunuar pula e vjedhur vezë”.
Në një prononcim për gazetarët, Berisha foli në oborrin e Kuvendit dhe i përgjigjet Ramës: “Kjo ishte kartolina e krishtlindjes që deputeti i Hasa i dërgoi kryekumbaros dhe kreut të krimit të organizuar, Edvin Ramës. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli”, u shpreh Berisha.