AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 13:12

Studentët largohen nga Kuvendi, nisin protestën para Kryeministrisë/ VIDEO

Studentët largohen nga Kuvendi, nisin protestën para

Pas vendimit për të shtyrë seancën plenare për në orën 18:00, studentë dhe qytetarët të cilët po protestonin para dyerve të Kuvendit, janë nisur drejt kryeministrisë.

Studentët të cilët prej 16 ditësh janë në protestë, kërkojnë nga kryeministri Edi Rama plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

Ditën e sotme, studentëve i janë bashkuar dhe qytetarë të shumtë nga qytete e tjera të vendit, të organizuar nga Partia Demokratike dhe që po protestojnë në mbështetje të kauzës së studentëve.

Për shkak të protestës, në ambientet rrotull kryeministrisë, shihen se janë shtuar forca të shumta sigurie.