AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 11:42

Banorët e “Unazës së Re” tek Kuvendi: Mbështesim studentët

Banorët e “Unazës së Re” tek Kuvendi: Mbështesim

Banorët e “Unazës së Re” i janë bashkuar në protestës së studentëve para ambienteve të Kuvendit të Republikës. Ata komentuan lirimin e Dorian Protuduarit, ndërsa theksuan se kjo ishte një drejtësi e vonuar.

Sipas tyre, autorët e vjedhjes tek Unaza e Re janë Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro, duke shtuar se po të kishte prokurori, të dy sot do të ishin në burg.

“Vijmë dhe mbështesin studentët, se sot ishim tek gjykata e Apelit. Protesta jonë vazhdon dhe do vijojë deri në fund. Sot Dorian Protuduari u lirua, por kjo është një drejtësi e vonuar. Autorët e vjedhjes së unazës së re është Damian Gjinuri dhe Afrim Qendro. Po të kishte sot prokurori ata do ishin në burg”, tha një nga banorët./BW