AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 11:18

Endri Hasa shfaqet sërish në seancë edhe pasi u përjashtua, Ruçi merr një tjetër vendim

Endri Hasa shfaqet sërish në seancë edhe pasi u përjashtua,

Deputeti i PD, Endri Hasa shfaqet sërish në sallën e Kuvendit, edhe pas masës së menjëhershme që mori kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi për përjashtimin e tij, pasi tentoi të qëllojë me vezë kryeministrin Rama, sapo mori fjalën në foltoren e Kuvendit.

Edhe pse seanca u ndërpre për disa minuta, deputeti i PD nuk ka pranuar të lerë sallën.

Në këto kushte, Ruçi ka ndërprerë sërish seancën e Kuvendit.