AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 12:57

Dëbimi i ambasadorit, Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe Izraelit

Dëbimi i ambasadorit, Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe

Irani fajëson Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë si dhe një zyrtari tjetër të akuzuar për përfshirje në veprimtari kriminale që kërcënuan sigurinë e Shqipërisë.

Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA citoi zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme Bahram Ghasemi të thoshte se “Shqipëria është bërë një viktimë e paqëllimtë e Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”.

Ai thotë se SHBA dhe Izraeli po punojnë për të shkatërruar marrëdhëniet midis Iranit dhe vendeve evropiane dhe se Shqipëria nuk duhet t’i lejojë të tjerët të diktojnë marrëdhëniet e saj me Teheranin.