AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 12:27

Foto/ Momenti kur deputeti i PD-së godet kryeministrin Rama me vezë

Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa, nuk ka qëlluar vetëm me një vezë kryeministrin Edi Rama, sikundër u pa në kamerat e TVSH-së, por ka hedhur një mori vezës ndaj tij. Këto janë fotot e mbërritura së fundmi ku duket qartë se vezët janë përplasur në trupin e Ramës.

Edhe pse garda u sul ndaj Endri Hasës, duket se nuk arriti ta bllokojë në kohë deputetin demokrat.

“Këto i ke për studentet”, thirri Hasa teksa “lau” në vezë kryeministrin në foltoren e Parlamentit.

Që prej orës 11:30 seanca plenare është ndërprerë. Ruçi kërkoi të përjashtohet me 10 ditë deputeti Hasa, por ai nuk ka lëvizur nga parlamenti. Seanca është shtyrë dhe pritet të rifillojë në orën 18:00.