AKTUALITET, 20 Dhjetor 2018, 11:22

Pas vezës, ja me çfarë e gjuajnë deputetët Ramën në Kuvend/ VIDEO

Pas vezës, ja me çfarë e gjuajnë deputetët Ramën

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur që të ndërpresë për një orë seancën plenare, pasi deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa në mënyrë të papritur goditi me vezë kryeministrin Rama.

Por pas ndërprerjes së seancës, gjatë momentit që është kërkuara nga siguria që të përjashtohet deputeti Hasa, deputetët e PD-së kanë qëlluar kryeministri Rama me letra.

Ndërkohë bëhet e ditur se kryetari Lulzim Basha ka braktisur sallën e Kuvendit dhe është nisur drejt selisë së PD-së së bashku me ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërkohë që deputetë të tjerë të opozitës vijojnë që të qëndrojnë në Kuvend.