AKTUALITET, 14 Prill 2020, 23:45

Rama publikon poezi afër mesnatës: Mora pushkën, dola malit..


Edi Rama jep një mesazh ndryshe për koronavirusin. Ai iu drejtohet qytetarëve pikërisht me disa vargje goditëse, duke ju kujtuar se “armiku” kryesor i përhapjes së koronavirusit janë vetë ata, nëse nuk respektojnë masat.

Postimi i Ramës:

Pak humor, po jo dhe aq!

Kjo punë vajti tamam kështu, luftë për të shmangur një tragjedi dhe kur tragjedia nis e duket e shmangur, fillon komedia e fajësimit të njëri-tjetrit, e natyrisht çdo ditë e më mirë larg tragjedisë, çdo ditë e më shumë ankesa e kërkesa, ju për mua e unë për ju!

Do kalojë edhe kjo, qeshni pak me mua duke lexuar këtë meme-vjershë, që sapo më erdhi?