AKTUALITET, 14 Prill 2020, 23:15

Biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri paralajmëron: Do të na duhet të paktën një vit, të rikthehemi aty ku ishim!

Biznesmeni më i fuqishëm në Shqipëri paralajmëron: Do

Një nga sipërmarrësit më të fuqishëm në vend, Samir Mane, ka qenë i ftuar në emisionin "Opinion", për të folur rreth krizës së shkaktuar nga Covid-19.

Mane tha se nëse kriza do të vijojë deri në fund të majit, biznesit do t'i duhet të paktën një vit, për t'u rikthyer në gjendjen që ishte, përpara pandemisë.

Nëse kriza vazhdon deri në fund të majit, do të na duhet një vit për t’u kthyer aty ku kemi qenë, kur e kemi nisur krizën. Pra në vitin 2021 do të jemi si në vitin 2020, unë mendoj se do te marrë rreth një vit nga rekuperimi i kësaj krize”, u shpreh Mane.

Kjo është një krizë globale, padyshim që do të ketë efektet e veta. Kriza do jetë prezente me papunësinë, me biznes më të ulët, me uljen e konsumit”, u shpreh Mane.

Lidhur me shifrën e papunësisë, e deklaruar nga autoritetet në shifrën 50 mijë, Mane tha se kjo shifër do të rritet, për shkak të krizës së bizneseve, që varen nga eksportet.