TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela ka sqaruar se për muajin mars, për shkak të situatës nuk ka qenë e mundur që të lexohen të gjithë matësit e energjisë elektrike.
Ai tha se, në vend janë 400 mijë abonentë të cilëve nuk u është lexuar fizikisht matësi dhe u është bërë faturë referuese me muajin mars 2019.
Çela: ERRE mori një vendim në mars, aty ku është e pamundur që të lexohet matësi të behet faturimi me vlerë referuese me të njëjtit muaj me një vit më parë.
Unë dua të them që nga 1.2 mln abonentë, arritëm të lexojmë 800 mijë dhe për 400 mijë abonentë u bë leximi referues. Këto janë abonentë privatë dhe familjarë.
Për abonentët privatë, biznese, duke parasysh që në 15 mars kanë pushuar së vepruari aktivitetin e tyre, kemi marrë vlerën referuese të muajit mars 2019, duke pjesëtuar me 14 ditë, pra e kemi llogaritur për 14 ditë.
Ndërsa për familjarët kemi marrë vlerat referuese të muajit mardh dhe kemi shkuar në shtëpi apo biznese duke thënë që është faturë referuese apo me lexim.