TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Financave Genc Ruli është shprehur se koronavirusi do të godasë rëndë ekonominë në vend, ndërsa disa nga bizneset do ta kenë më të vështirë rimëkëmbjen.
Ruli tha në emisionin “Opinion” se turizmi do të jetë sektori i fundit, që do të dalë nga kriza, ndërsa bujqësia dhe transporti do të rimëkëmbet më shpejt.
“Po të vijmë tek sektorët ekonomikë, do të zerojnë gjatë këtij viti investimet publike dhe private. Të gjitha industritë që jetojnë përmes eksporteve. Bujqësia, mos harrojmë që dy zonat më prodhuese të botës Amerika e Veriut, Kanadaja, 50% të fuqisë së punëtorëve i ka sezonalë.
Po të them të gjithë sektorët janë në një përballje të madhe. Ai që do të dalë i fundit do të jetë turizmi,bujqësia del, transporti do të liberalizohet, nëse njerëzimi arrin kontrollin e virusit brenda këtij viti.
Investimet private dhe publike do të presin. Nuk mendoj se do të jetë e shpejtë rimëkëmbja. Të thosha dy vite, do të isha optimist, të thosha, 8 vite dio të isha pesimist.”
Do të ketë një rol të shtuar ekonomik të Kinës në botë?
“Pa dyshim. Me efiçencën që tregoi, hiq fazën që ndali informacionin për dy javë, në mënyrën që e menaxhoi kontrollin, duke qënë dhe shtet autoritar, kishte efiçencë që nuk e kanë shtete liberale. Kina po vazhdoi të ruaj rritjen 2% të ekonomisë, të rrisë konsumin e brëndshëm, pra të importojë, Kina është ajo që krijon kërkesë në ekonominë botërore.”
Më tej Ruli u shpreh se Shqipërisë deri në fund të vitit 2020, do t’i duhen të paktën një miliardë euro.
“Unë do të thoja që sot nuk kemi një plan të qartë sa na duhen deri në fund të 2020. Në një skenar të përmbajtur Shqipërisë deri në fund të vitit 2020, për 8 muajt që kanë mbetur do t’i duheshin 1 miliardë euro. Në një gjendje lufte asnjë shtet nuk mbështetet tek të hyrat nga tatimet dhe taksat. Bota sot është në një lloj lufte. Shumë kombe kanë angazhuar 20 përqind, 15 përqind, 8 përqind të GDP”, tha Ruli.
Ndërsa foli më herët për paketat ekonomike të Shqipërisë, Ruli tha se vendi duhet të mbajë sistemin likuid.
“Ne duhet të mbajmë sistemin likuid. Po na u dëmtua kapitali fizik dhe njerëzit që kemi sot, ne nuk kemi dhjamë ta ringjallim pas një viti. Kostoja pas një viti, do të jetë dyfishi i asaj që është sot. Java është njësi e gjatë për të thënë, duhet vepruar brenda javës. Për mua ka filluar që dita të jetë vonë dhe nesër ora do jetë vonë. Sepse që të marrësh borxhe janë procedura që zgjasin me muaj, do t’i drejtohesh një herë borxhit të brendshëm. Ajo që përdoret si një shprehje, që më shumë vjen nga vulgariteti dhe moshnjohja: hidh kesh në ekonomi. Hidh kesh në ekonomi, është që bankat të pompojnë likuditet duke blerë borxhet e qeverisë dhe të menduara mirë borxhet e privatit, të mbajnë sistemin bankar likuid”, tha Ruli