TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar në një intervistë për emisionin "Tempora" në "Ora News", se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ditën e nesërme.
Kryedemokrati ka konfirmuar prezencën e tij, në këtë mbledhje të thirrur nga Presidenti.
Kjo është mbledhja e dytë e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, thirrur nga Presidenti i Republikës, në lidhje me krizën e shkaktuar nga Covid-19.
Ndërsa në lidhje me kërkesën e kryeministrit Rama, për bashkëpunim me opozitën, Basha u shpreh se opozita ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vijojë ta bëjë një gjë të tillë.
/TPZ.al/