TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“T’ju paguajmë pse nuk po jepni penallti gabim?! Jepni shumë penallti gabim ju. Kam dëgjuar, se unë nuk e ndjek kampionatin shqiptar, por për arbitrat e futbollit, jo, nuk ka asgjë për momentin”.
Ky ishte reagimi i Edi Ramës sot në rrjetet sociale, i pyetur nëse gjyqtarët e futbollit shqiptar do të përfitojnë ndihmë nga shteti në kushtet e krizës prej koronavirusit. Me arrogancë dhe në përpjekje për të bërë humor, kryeministri e tha hapur se nuk e ka mendjen te futbolli shqiptar.
Përgjigja e Ramës ka gjetur reagim nga një gjyqtar i kategorisë së Parë, Albano Stolaj. Me një koment të tij, ky i fundit nuk kursehet ndaj Ramës, madje e quan dështak.
“Nuk e ndjek kampionatin shqiptar, se merr avionin privat edhe shkon e shikon në Torino, Juve-Lazio, karagjozi që bën kryeministrin e shqiptarëve… Kemi 7 vjet që paguajmë ty, ministra e deputetë, që po e shkatërroni këtë vend. Ndërsa ty të paska thënë Olsi apo Fino, se arbitrat japin penallti kot dhe i paske besuar… Arbitrat s’kanë nevojë për ty, o dështak. Ti thjesht zbato detyrat, si kryeministër që je”, shkruan Stolaj.