AKTUALITET, 14 Prill 2020, 21:54

SHBA mund të duhet të mbajë distancimin social deri në vitin 2022, parashikojnë shkencëtarët

SHBA mund të duhet të mbajë distancimin social deri në vitin

SHBA mund të duhet të mbajnë masat e distancimit social - siç janë urdhërat për të qëndruar në shtëpi dhe mbyllja e shkollave - në fuqi deri në vitin 2022, nëse një vaksinë nuk bëhet e disponueshme shpejt, parashikojnë studiuesit.

Gjetjet e tyre, të botuara në revistën Science, kundërshtojnë drejtpërdrejt kërkimet e bëra nga Shtëpia e Bardhë, që sugjeron se pandemia mund të ndalet këtë verë.

Në vend të kësaj, ekipi në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard, përdori informacionet e njohura për Covid-19, për të krijuar skenarë të mundshëm të pandemisë aktuale.

''Distancimi i herëpashershëm, mund të jetë i nevojshëm deri në vitin 2022, në rast se nuk rritet ndjeshëm kapaciteti i terapisë intensive, apo nuk zbulohet një trajtim ose vaksinë", thuhet në raportin e tyre.

/TPZ.AL/