TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kuvendi do të mblidhet të enjten, për të kaluar ndryshimet ligjore në Kodin Penal.
Pas ndërhyrjeve të Euralius dhe institucioneve të tjera ka sjellë një tërheqje të mazhorancës duke zbutur dënimet, por mbetet e pandryshueshme masa e dënimit deri në 15 vite burg për rastet, kur personi i infektuar thyen karantinën dhe shkakton vdekjen e 1 apo të disa personave.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarja Sonila Meço në emisionin "Tempora" në Rtv Ora refuzoi të japë një koment të drejtëpërdrejtë por theksoi se situata e vështirë që po kalojmë nuk e shkrin detyrimin e institucioneve për t'ju përmbajtur Kushtetutës dhe ligjit.
Basha: Ajo që është kryesore sot është që njerëzit të dinë me saktësi dhe transparencë se çfarë po ndodh. Sepse të thuhet diçka dhe të bëhet diçka tjetër është gjëja më e dëmshme në një situatë si kjo. Kjo vlen për paketën apo gjysmë paketën financiare, kjo vlen për testimet por edhe për ndryshimet që i bëhen legjislacionit.
Edhe sot që flasim e kemi të paqartë se çfarë ndryshimesh do të kalojnë në parlament. Tjetër gjë thuhet në mëngjes, tjetër gjë thuhet në drekë, tjetër gjë thuhet në darkë. Media nuk ka kohë për të rendur drejt versioneve të ndryshme. Shteti duhet të vazhdojë të funksionojë sipas një minimumi kriteresh kushtetuese dhe ligjore.
Pandemia, situata e vështirë që po kalojmë nuk e shkrin detyrimin e institucioneve për t'ju përmbajtur Kushtetutës dhe ligjit, përkundrazi e bën dhe më emërgjente sjelljen me përgjegjshmëri sa më të lartë sepse tani bëhet fjalë për jetën dhe shëndetin e çdo qytetari.