TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një takim me gazetarët, kryeministri Edi Rama është shprehur se se me daljen nga Parlamenti, opozita ka vrarë veten politikisht. Në lidhje me krahasimin që opozita shqiptare i bën Ramës me presidentin Maduro, kryeministri është shprehur se në Venezuelë askush nuk është larguar nga parlamenti.
“Kanë mësuar Maduron tani, por opozita e Maduros prej vërteti, jo ajo imagjinare nuk është larguar nga parlamenti. Në Egjipt u bënë zgjedhje që u lajmëruan të mërkurën për të dielën, opozita atje u fut në zgjedhje. Këto lojëra të tyre nuk mund të imagjinohen sepse janë vetëvrasje. Ata kanë vendosur të vrasin veten politikisht”, u shpreh Rama.