TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse ulej në një tryezë negocimi me kryedemokratin Lulzim Basha do të diskutonin për problematikat e vendit.
Pyetja: Që prej muajit shkurt nuk ka munguar asnjëherë gatishmëria për të dialoguar me opozitën, çfarë jeni i gatshëm t’i ofroni mikut tuaj Lulzim Basha për zgjidhjen e krizës.
Rama: Kafe, çaj, ëmbëlsira. Dialog pa kushte do të thotë që të ulemi dhe të flasim çfarë mund të bëjmë më mirë. Kush janë problematikat?
Sundimi i ligjit, krijimi i institucioneve, zgjedhjet, shit-blerja e votës, etj etj. Për këtë bëhet dialog, nuk ka dialog që të negociojë datën e zgjedhjeve se nuk e kemi në dorë.
Pyetja: Cili është motivi për këto dy rikandidime?
Rama: E saktësova se Durrësi dhe Elbasani janë dy nga qytetet më të mëdha. Nuk e vura tre mandatëshin si kufi.
Në Francë ka që nuk e dinë kur janë zgjedhur për herë të parë. S’kam qenë pro, por e votuan të gjithë. Po ta them prej kohësh ka qenë kërkesa e të dyve. Më thanë boll tani.