AKTUALITET, 14 Maj 2019, 14:21

Rama: Synojmë të fitojmë të gjitha Bashkitë

Rama: Synojmë të fitojmë të gjitha Bashkitë


Në takimin e sotëm me gazetarët, kryeministri Edi Rama, ka komentuar zgjedhjet vendore dhe përzgjedhjen e kandidatëve të PS në 61 bashki.

Kryeministri u shpreh se synon fitoren në të gjithë Bashkitë e vendit.

“Jeni të lirë ju ta besoni dhe të mos e besoni është kërkesë e tyre”, u shpreh Rama për kandidatët që nuk do të garojnë më për postin e kryebashkiakut pas 3 mandateve. Tre mandate, 12 vjet në krye të dy qyteteve të rëndësishme janë shumë.

Janë jashtëzakonisht shumë, janë konsum i madh. Nevoja për të sjellë energji të reja është evidente.

Po normal, se janë 61 gara pavarësisht se sot nuk ka garë. Në garë shkon për të fituar. Kush është më i mirë se ne në këtë fushë. Kujt t’ia besosh Shkodrën atyre që e patën Shkodrën aty dhe e qeverisën për një çerekshekulli dhe bënin krahasim mes Shkodrës dhe Vlorës.

Çfarë bëmë ne në Vlorë me vetëm më pak se 4 vjet. Kujt t’ia lëmë Durrësin, Tropojën. Tropoja mori për herë të parë frymë si qytet me Rilindjen Urbane. Ne synojmë të gjitha Bashkitë, i synonim dje i synojmë sot.

Në këtë pikë e kam bindje absolute që më e mira është për çdo komunitet që të votojnë kandidatët tonë”, u shpreh Rama.