AKTUALITET, 14 Maj 2019, 13:40

Dialog me opozitës, Rama: Nuk kam nevojë për ndihmën e ndërkombëtarëve

Dialog me opozitës, Rama: Nuk kam nevojë për ndihmën e


Kryeministri Edi Rama i pyetur nga gazetarët për një tryezë dialogu mes maxhorancës dhe opozitës, është shprehur se nuk ka nevojë për ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

Pyetja: Thatë që nuk ka asnjë ndërkombëtarë që merr përsipër të negociojë mes dy palëve. Dje kemi dëgjuar zëra nga CDU-ja, a do të ishit gati ta pranonit? Po shtyrjen e zgjedhjeve në tetor?

Rama: CDU parti me peshë të madhe, të cilës i ka rënë për hise edhe PD si anëtare e familjes. I falënderoj që mbajtën një qëndrim korrekt dhe të qartë. Sa i përket dialogut s’kam nevojë as për gjermanë, amerikanë, francezë, etj për t’u ulur dhe dialoguar.

Personalisht flas. E kam dhënë dhe e përsëris që dialogu është i pazëvendësueshëm në një vend normal dhe në një shoqëri që bazohet tek vota.

E kam kërkuar këtë gjë edhe kur nuk kishte kapsolla.

Nuk ia kanë borxh shqiptarët situate ku në vend që të mendojnë se çfarë do të bëjnë me familjen ditën e shtunë, duhet që të festojnë “vitin e ri”.