TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kandidati i Partisë Socialiste për Matin, është një nga figurat më interesante, të asaj që politika shqiptare ka prodhuar në 30 vite demokraci.
Agron Malaj, njihet për publikun jo si socialist i zjarrtë, por si një nga anëtarët e grupit të zjarrit, të 21-janarit 2011, ku u vranë 4 protestues socialistë në mes të bulevardit përballë kryeministrisë.
Emri i tij hapi polemikë në media, por jo vetëm gjatë këtij viti. Në vitin 2017, ai u përfol si një prej kandidatëve të PS në Dibër.
Lista e publikuar nga PS asokohe, e përjashtoi këtë mundësi, për ta rikthyer sot, si një kandidat potencialë për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.
Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ky lajm doli, replikoi hapur me komentuesit dhe qytetarët në rrjetet sociale, të cilët i thonin se Agron Malaj nuk është “skuadra e duhur për socialistët”.
Replikat e Ramës me komentuesit:
KOMENTUESI: Po e quan skuadër atë që i prezantove shqiptarëve me Agron Malaj që vrau në 21 janar bravo të qoftë dhe gabim ke bërë që s’na vrave të gjithëve atë ditë
EDI RAMA: O Artur ku e lexove a dëgjove emrin Agron Malaj ti o lumadh, edhe pse ai s’ka vrarë askënd?! Shikoje prezantimin e listës së Dibrës në videon përkatëse këtu dhe pastaj kërko falje po këtu që merresh me llafe rrugësh.
Agron Malaj, u shpall më 11 maj si kandidat i Partisë Socialiste për bashkinë e Matit. Ai u shkarkua nga detyra e tij si komandant garde nga ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në tetor 2013.
Pas shkarkimit nga Tahiri, Malaj u katapultua si kryetar i PS në Mat dhe u emërua si drejtor i OSHEE.