TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama nuk e priti mirë pyetjen e gazetares Esiona Konomi, e cila e pyeti shefin e qeverisë, se pse e përmendi dy herë procesin e hetimit ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Gazetarja pyeti Ramën nëse është duke dërguar një mesazh të koduar tek gjykata, dhe kryeministri tha se PS ka bërë me Tahirin, atë që nuk e ka bërë asnjë parti politike në Shqipëri.
Replika me gazetaren:
Esiona Konomi: Ju thatë se përgjimet nuk janë prova, duke e përmendur 2 herë nga e diela ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. A jeni duke çuar ju një mesazh të koduar tek gjykata e Krimeve të Rënda, e cila nis gjykimin për këtë person pas disa javësh?
Edi Rama: S’merrem fare me procesin. Për procesin, kemi bërë atë që se ka bërë kurrë një parti politike në Shqipëri kur një përfaqësues i saj është nën akuzë. Gjithë shkarkimi i tij, dhe tërheqja e plotë e partisë për të bërë avokatinë e tij në publik. Këtu kemi qenë, kur drejtori i Tatimeve ishte me arrest shtëpie, dhe thoshte paraardhësi im, do pres vendimin e formës së prerë nga gjykata. Përsa unë fola, përsa i përket pjesës së përgjimeve. Janë kërcënim i madh për të vërtetën dhe demokracinë, kur trajtohen si ushqim për spektakël mediatik dhe politik. Bota ka marrë masat për këtë gjë.