AKTUALITET, 14 Maj 2019, 14:37

“Dako kërkoi vetë të tërhiqej”, ja video që nxjerr zbuluar gënjeshtrën e Ramës

“Dako kërkoi vetë të tërhiqej”, ja video që


Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën e sotme me gazetarët për moskandidimin e Vangjush Dakos në Durrës dhe Qazim Sejdinit në Elbasan.

Sipas Ramës, moskandidimi ishte kërkesë e vetë Dakos dhe Sejdinit, pasi 12 vjet në krye të dy bashkive të mëdha janë shumë.

"12 vjet në krye të dy bashkive të mëdha janë shumë. “Thënë këto zëvendësimi qoftë i Dakos qoftë i Sejdinit në Elbasan jeni të lirë ta besoni apo jo është kërkesë e tyre".u shpreh Rama .

Por, kryeministri Edi Rama duket se ka gënjyer, pasi vetë Dako i pyetur në fund të muajit janar të këtij viti, për rikandidimin e tij në një emision televiziv ( shiko videon poshtë) u shpreh se, ai nuk ndihet i lodhur, por rikandidimin e tij e përcaktojnë strukturat e partisë dhe se ai është i gatshëm të kontribuojë në çdo pozicion duke mos përjashtuar vazhdimin në krye të Bashkisë së Durrësit.

Video:

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/DAKO.mp4"][/video]

Vangjush Dako është akuzuar nga Partia Demokratike si i përfshirë në blerjen e votave në qarkun e Durrësit në vitin 2017 dhe ai ka dalë në përgjimet e dosjeve 339 dhe 339/1, ku Dako flet në telefon me pjesëtarë të grupit të Avdylajve për votat ,por sot kryeministri i pyetur nëse mandati i tij u sakrifikua  për shkak të përgjimeve, Rama ritheksoi se, ato nuk ishin prova.

“Dolën përgjimet ishte shprehja për Dakon. Mua nuk më rezulton se ka dalë ndonjë përgjim, por disa përgjime në thyerje të sekretit hetimor për një grup kriminal dhe mes atyre përgjimeve ka nja dy referenca që nuk tregojnë asgjë. Dhe çuditërisht mes detyrimit karshi opinionit publik për t’i dhënë çdo informacion. Mediat nuk thonë dot, jo se jap dot, se është sekret hetimor. Por media ka për detyrë të ndajë spektaklin nga informacioni. Për të njëjtën arsye u kërkua për 24h burgosja e Saimir Tahirit. Po nuk u nxor asnjë mësim, se gjitha ajo vorbull, e cila rezultoi asgjë sipas Prokurorisë italiane. Një mësim duhet nxjerrë mendoj unë. Ashtu siç e nxjerrë mësimin jurispridenca që nuk i quan prova përgjimet.”

Kujtojmë këtu se akuzave  të opozitës se Dako del në përgjimet e prokurorisë  vetë Dako  është përgjigjur se  në fushatë flet me çdo njeri. (shiko videon poshtë:)

VIDEO :

[video width="1280" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/05/DAKO-2.mp4"][/video]

Duke parë këto dy deklarata të vetë Vangjush Dakos, del fare qartë se deklarata e sotme e kryeministrit se Vangjush Dako është tërhequr vetë nga rikandidimi duket sikur nuk qëndron .

Nisur nga kjo deklaratë thënë nga vetë Dako dhe deklarata e sotme e kryeministrit Edi Rama ,pyetja e thjesht që shtrohet është kë të besojmë Dakon apo Ramën?

Kujtojmë këtu se, Vangjush Dako ka dalë në përgjimet e Prokurorisë për zgjedhjet e vitit 2017 të cilat janë transmetuar edhe nga “Zëri Amerikës”, por edhe nga emisioni “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi.

/TPZ.AL/