AKTUALITET, 14 Maj 2019, 13:52

Godet nipin me sende të forta, prangoset 57-vjeçari në Elbasan

Godet nipin me sende të forta, prangoset 57-vjeçari në Elbasan


Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale N.K., 57 vjeç, për arsye se ka goditur me sende të forta nipin tij, M.K, 34 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ku gjendet jashtë rrezikut për jetën nën kujdesin e mjekëve.

Përplasja mes dy familjarëve mendohet të ketë nisur për motive të dobëta.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë në Elbasan, e cila pritet të japë pretencën mbi të ndaluarin për veprën penale “Dhuna në familje”.